Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy vetë vriten për pronën, policia arreston djalin e njërit prej viktimave
English

Dy vetë vriten për pronën, policia arreston djalin e njërit prej viktimave

Lezhë, 13 korrik 2011, NOA – Dy persona të vdekur është bilanci i konfliktit të pronësisë mbi një ullishte në fshatin Kallmet i vogël në Lezhë.

Policia dha shpjegime për vrasjen e dy personave duke informuar se është arrestuar i biri i njërit prej viktimave, 21-vjeçari Ylli Prenga, i cili vrau atë që qëlloi mbi atin e tij.

Policia e Lezhës bëri me dije se Ylli Prenga u arrestua rreth orës 00.30 të mesnatës së të martës, për veprën penale të vrasjes në kushtet e tronditjes së fortë psikike dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjahut.

Detajet e ngjarjes tregojnë se Prend Prenga, i ati i Ylli Prengës, rreth orës 19.10 të së martës ishte në afërsi të banesës së tij në fshatin Kallmet i Vogël së bashku me dy fëmijët e tij, kur ka debatuar me fqinjin Pjetër Pjetri, në lidhje me pronësinë e një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj.

44-vjeçari Pjetër Pjetri pak momente pas debatit qëlloi me armë gjahu, një herë mbi shtetasin 48 vjeçar Prend Prenga, emigrant në Itali duke e lënë të vdekur në vend.

Gjatë zbardhjes së ngjarjes, policia saktëson se pas vrasjes së të atit, i biri Ylli Prenga ka shkuar në banesën e tij, në afërsi të vendit të ngjarjes dhe pasi ka marrë një armë gjahu teke ka gjuajtur mbi shtetasin Pjetër Pjetri duke e plagosur rëndë.

Pjetër Pjetri pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin rajonal të Lezhës ka vdekur rrugës për në QSUT.

Policia e Lezhës sekuestroi në cilësinë e provës një armë gjahu teke si dhe një gëzhojë fisheku arme gjahu me kapsollë të goditur.

Gjatë kqyrjes së trupave të pajetë Prend Prengës dhe Pjetër Pjetrit u konstatuan dëmtime në pjesën e gjoksit të ngjashme me ato të shkaktuara nga armët e gjahut.

mit/NOA

KOMENTE