English

Gjendet në plazhin e Currilave, trupi i pajetë i 58 vjeçarit

Durrës, 13 korrik 2011, NOA- Një kufomë e pajetë u gjet mesditën e sotme në plazhin e CurrilaveDurrës.

Trupi i pajetë është gjetur nga pushuesit të cilët kanë pikasur mbi det kufomën, i cili mendohet të jetë mbytur. Sipas të dhënave paraprake trupi i pajetë mendohet të jetë i 58 vjeçarit Luan Qato banues në qytetin e Durrësit.

Kanë qenë pushuesit ata të cilat njoftuan menjëherë policinë lidhur me këtë ngjarje, ndërsa në trupin e tij nuk janë evidentuar shenja dhune.

a.y/NOA

KOMENTE