English

Hamit Karzai merr pjesë në varrimin e vëllait të vrarë

Afganistan, 13 korrik 2011 NOA - Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, u ka prirë mijëra njerëzve, në varrimin e vëllait të tij më të ri, i cili u vra dje, në pjesën e trazuar jugore të këtij vendi. Varrimi u mbajt nën masa të mëdha të sigurisë.Ahmed Vali Karzai është qëlluar për vdekje nga truproja e besueshme familjare, në shtëpinë e tij në Kandahar. Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se vrasja ishte njëra nga “arritjet më të mëdha” të lëvizjes së militantëve.

a.q/NOA

KOMENTE