English

Allegri shpreh pëlqim për Montolivon

Milano, 14 Korrik NOA - Konferenca për shtyp e Massimiliano Allegri ka sjellë të reja për sa i përket merkatos së kuq e zinjve dhe mbi të gjitha mbi lojtarin, Montolivo.

“Të luash tek Milani nuk është aspak e lehtë por Montolivo, duke qenë i ri dhe duke pasur një nivel të konsiderueshëm eksperience dhe tek përfaqësuesja italiane mund të ja dali në mënyrën më të mirë”, - deklaroi tekniku i kuq e zinjve.

Ai gjithashtu ka përjashtuar çdo mundësi shkëmbimi me sulmuesin barez, Cassani dhe ka theksuar se ai do të qëndrojë tek Milani.

r.b/NOA

KOMENTE