English

Kanosi dhe mori lekë në formë “gjobe”, përfundon te Krimet e Rënda

Durrës, 14 korrik 2011, NOA-Durrsaku Artur Tarja është arrestuar në flagrancë nga policia e këtij qyteti, gjatë kohës kur po tërhiqte një shumë parash, të cilën ia kishte përcaktuar në formë “gjobe” një bashkëqytetari të tij.

28 vjeçari Tarja, gjatë paradites së djeshme në lagjen Nr. 5 të qytetit të Durrësit, është kapur në flagrancë në momentet kur po i dorëzohej shuma prej 2.000.000 lekësh, por përfitimin e së cilës e kishte shtrënguar me anë te kanosjes e dhunës 49 vjeçarin me iniciale N.B., banues po në Durrës.

Menjëherë pas këtij arrestimi dhe marrjes së dëshmisë së të dëmtuarit, policia nisi hetimet për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, ndërsa materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Tiranë.

a.y/NOA

KOMENTE