Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 14 korrik 2011
English

Pasqyra e shtypit, 14 korrik 2011

Tiranë, 14 korrik 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 14 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Si do llogariten. Taksat e makinave zbardhet vendimi”. Argument tjetër i faqes së parë të gazetës është: “Ruçi: Kolegji i hapi Bashës derën e Bashkisë, por që të mos hyjë ne do të ngremë barrikada”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Administrata do të kthejë shpërblimet”. Më tej mund të lexoni titujt: “Kuvendi vendos sot për Piramidën”; “Ruçi: Një anëtar Kolegji mori 500 mijë Euro”; “Malaj: I pandehuri Meta të rrijë i qetë”; “Ndarja e Ministrisë së Arsimit, projekti që në 2009-ën”; “Thethi pa mjekë”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Të majtë e të djathtë në PE: Njihni vendimin e Kolegjit”. Në faqen e parë mund të lexoni edhe titujt: “Rama ‘emëron” Braçen si përgjues të gjyqtarëve”; “Paketa fiskale, të gjitha ndryshimet në taksa”; “Një shans i ri në shtator për 7500 maturantët mbetës”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Zgjedhjet, gjyqtarët morën nga 500 mijë Euro për çdo vendim”. Argumente të tjera të faqes së parë janë: “Basha i kërkon mandatin gjykatës”; Rama kushtet për t’u ulur në tryezë”; “Gjykata e Lartë i heq Stresit arrestin”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: Skandali diplomatik. “Ngrijnë marrëdhëniet Shqipëri-Rumani”. Në brendësi të faqes së parë lexoni titujt: “Basha kërkesë në Gjykatë për shpalljen kryebashkiak”; “Shitja e pistoletave, i riu u vra nga kushëriri për paratë”; ndërsa në faqet summer pages të gazetës veçojmë titujt: “Stresi: Jeta ime në arrati me Enxhin s’kam plane për martesë”; “Monika Lubonja: Martesa ime e nxituar, grave të divorcuara u vënë nga një damkë”; “Kujdesi për trurin, dietat e suksesshme”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE