English

Këshilli Bashkiak, pritet shqyrtimi i padisë së PD në Kolegj

Tiranë, 15 Korrik, NOA - Paraditen e stome pritet që Kolegji Zgjedhor të shqyrtojë ankesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ankimimi do të shqyrtohet në orë 10:30 dhe relatore e çështjes është gjyqtarja Neriban Mullai. Trupi gjykues përbëhet nga; Astrit Kalaja, Petraq Dhimitri, Tom Ndreca dhe Entela Prifti.

PD-ja kërkon nga Kolegji Zgjedhor shpërndarjen e mandateve të këshillit bashkiak për Tiranën, në bazë të tabelave përmbledhëse të nxjerra nga KQZ. Kjo kërkesë erdhi pas mos marrjes së një vendimi nga ana e KQZ-së, e cila sipas Kodit duhet të votojë tabelat e Këshillave me 5 vota.

Më 11 korrik, KQZ nuk arriti të miratojë për mungesë kuorumi shpërndarjen e mandateve për këshillin e Bashkisë Tiranë, për zgjedhjet vendore të 8 majit. Anëtarët e KQZ-së votuan 4 vota pro e dy kundër. Kolegji pritet të miratojë tabelën që i jep "Aleancës për Qytetarin" 28 vende në këshillin bashkiak të Tiranës dhe "Aleancës për të Ardhmen", 27 vende.

a.k.NOA

KOMENTE