English

Vieira i jep lamtumirën futbollit

Angli, 15 Korrik NOA - Patrick Vieira ka dhënë dorëheqjen e tij nga futbolli.

Mesfushori35-vjeçar francez ka pranuar ofertën e skuadrës së City për të qëndruar në këtë skuadër në rolin e drejtuesve, si përgjegjës për zhvillimin futbollistik të skuadrës.

“Kjo detyrë paraqet një sfidë të re fantastike”, - ka komentuar ish-lotari i Milanit, Juventusit dhe Interit, kampion Evrope dhe Bote me Francën.

Ai ka shtuar gjithashtu se duhet të mësojë shumë për sa i përket sektorit komercial, por që gjithsesi në klub ndodhen dhe shumë persona të tjerë të zotë të kësaj detyre.

r.b/NOA

KOMENTE