English

ADN ndez pasionin për alkool dhe yndyra

SHBA, 16 Korrik NOA - ADN e evropianëve ka një lloj “pyetësori gjenetik” që ndez pasionin yndyra dhe alkool.

Këtë fakt e ka provuar një kërkim i Alasdair MacKenzie, i Universitetit të Aberdeen. Funksionon duke rregulluar, aktivizimin ose shuarjen e gjenit “galanin” që punon në hipotalamus. pikërisht ky gjen, për sa i përket evropianëve duhet thënë se “funksionon shumë” – shpjegoi MacKenzie – dhe na çon gjithmonë drejt abuzimeve.

Aziatikët kanë një version më të butë të këtij gjeni, që në këtë mënyrë i jep një vetëkontroll më të madh në tavolinë.

r.b/NOA

KOMENTE