English

AK letër Rexhepit: Një komb një pasaportë nuk cënon pavarësinë e dy vendeve

Tiranë, 16 korrik 2011, NOA – Pas keqkuptimit të lindur mbi moton “një komb një pasaportë”, Aleanca Kuq e Zi ka reaguar përmes një letre, ku i shpjegon ministrit të Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi se motoja në fjalë nuk cënon pavarësinë e shteteve të Kosovës e Shqipërisë, por shërben për forcimin e shtetit juridik në të ardhmen e përbashkët europiane të të dy vendeve shqiptare në rajon.

Kjo letër e AK-së erdhi pas një interviste të dhënë për mediat nga ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi, ku ai deklaronte se realizimi i idesë “një komb një pasaportë” është i pamundur, pasi si Shqipëria edhe Kosova janë dy shtete të pavarura dhe sovrane dhe nuk e kanë në planet e tyre bashkimin e trojeve në një shtet të vetëm.

Aleanca Kuq e Zi e promovoi nismën e saj “një komb një pasaportë” edhe në Prishtinë.

Sipas AK-së kjo nismë për shtetësinë shqiptare nuk është aspak politike, por ka për qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik për domosdoshmërinë e pajisjes me pasaportë shqiptare të çdo shtetasi me kombësi shqiptare.

mit/NOA

KOMENTE