English

Ndahet nga jeta shkrimtari nga Kosova Sulejman Krasniqi

Tiranë, 16 korrik 2011, NOA – Në moshën 75-vjeçare është ndarë sot nga jeta shkrimtari i njohur nga Kosova, Sulejman Krasniqi.

Krasniqi është autor i një numri të madh romanesh, novelash dhe veprash eseistike të botuara në shqip, ndër të cilat veçohen romanet Mic Sokoli, Rebeli i Bajraqeve dhe Makthi i Hijeve, i botuar afro 10 vite më parë.

Suljeman Krasniqi u lind më 7 dhjetor 1937 në Rahovec të Kosovës dhe shumë shpejt u dallua për angazhimin e tij në çështjen kombëtare.

Ai u burgos nga regjimi serb për veprimtarinë e tij patriotike, ndërsa në vitin 1958 u arratis drejt Shqipërisë, ku kreu studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës.

Për shumë vite punoi si mësues në shkollat e mesme në Mat dhe Tiranë, ku botoi mijëra tregime dhe artikuj në shtypin periodik.

Për kontributin në fushën e letrave, Sulejman Krasniqi është laureuar me “Çmimin e Republikës”, dhe është dekoruar me “Urdhrin e Punës” nga Kuvendi i Shqipërisë.

Homazhet për nderimin e kujtimit të tij do të zhvillohen të dielën në 17 korrik në hollin qendror të Muzeut Historik Kombëtar, nga ora 12:00 - 14:00.

mit/NOA

KOMENTE