English

SHBA nis tërheqjen e ushtarëve nga Afganistani

E shtunë, 16 korrik 2011, NOA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani.

një njoftim të bërë nga Ushtria Amerikane bëhet e ditur se kontingjenti i parë prej 650 trupash të vendosur në veri të Kabulit, u larguan nga vendi dhe nuk do të kthehen apo do të zëvendësohen nga të tjerë.

Sipas komandantit Michael Voon, në Afganistan Amerika ka rreth 100 000 trupa të cilët pritet të tërhiqen njëri pas tjetrit për tu kthyer në SHBA.

a.y/NOA

KOMENTE