English

Akuzat e EULEX, Fatmir Limaj thirret në prokurori

Prishtinë, 17 korrik, NOA - Prokuroria e EULEX-it ka vendosur të marrë në pyetje ish-ministrin Fatmir Limaj, 16 muaj pas bastisjeve që janë bërë në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si dhe në pronat e tij familjare.

Avokati mbrojtës i Limaj, Tomë Gashi, tha se Limaj e ka pranuar ftesën personalisht, për t’u paraqitur në prokurori më 20 shtator. Sipas avokatit Gashi, ftesa ka të bëjë me rastin e dyshimeve për korruspion në ish-MTPT.

“Po, zoti Limaj, javën e kaluar, ka marrë një ftesë nga EULEX-i për t’u paraqitur në prokurori. Ish-ministri do të paraqitet”, tha zoti Gashi.

Policia e EULEX-it, më 28 prill të vitit të kaluar, ka kryer bastisje në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si dhe në shtëpinë e udhëheqësit të atëhershëm të kësaj ministrie, Fatmir Limaj.

Ish-ministri pat potencuar se do të jetë i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë.

NOA/RFE

KOMENTE