Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet polici, në rolin e tutorit nxirrte të prostituonin dy femra
English

Arrestohet polici, në rolin e tutorit nxirrte të prostituonin dy femra

Tiranë, 17 korrik 2011, NOA- Një punonjës policie i komisariatit numër 3 në kryeqytet është vënë në prangat e policisë paraditen e sotme, pas hetimeve intensive nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

I arrestuari është Arian Seit Hoxha, i cili ishte punonjës në sektorin e drejtimit dhe parandalimit të krimit në komisariatin e policisë nr.3 Tiranë.

Sipas policisë, i ndaluari i moshës 37 vjeçare është arrestuar në flagrancë në zonën e njohur si Mali i RobitKavajë, pasi në rolin e tutorit kishte çuar dy femra njëra e moshës 16 vjeçare dhe tjetra e moshës 23 vjeçare të prostituonin në një hotel të siguruar nga ky i fundit ku kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro.

Krahas tij u arrestua edhe shtetasja tjetër e moshës 23 vjeçare e divorcuar me iniciale Xh.H.

a.y/NOA

KOMENTE