Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Holandë, bie antena e televizionit në transmetim direkt
English

Holandë, bie antena e televizionit në transmetim direkt

Amsterdam, 17 Korrik NOA - Në transmetim të drejtpërdrejtë, gafat, të qeshurat histerike dhe grindjet kanë qenë gjithmonë të pranishme dhe ndodhin rëndomtë në ditët e sotme.

Por ajo çka ka ndodhur në Holandë është shumë më shumë.

Një antenë e madhe televizive ka rënë mbi një kullë gjigande, e cila shërbente dhe për të lidhur radiot apo kompanitë telefonike.

Kulla, e lartë 300 metër, është një prej ndërtesave më të larta në këtë shtet dhe ndodhet shumë pranë Hoogersmilde, rreth 160 kilometër në veri lindje të Amsterdamit. Një zjarr ka shpërthyer ditën e djeshme në afërsi të kësaj strukture, ku flakët e shkaktuara nga një qark i shkurtër kanë dëmtuar antenën duke e çuar atë drejt rënies.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima dhe asnjë të plagosur.

r.b/NOA

KOMENTE