English

Uruguai mposht Argjentinën, eliminohet nga Kupa e Amerikës

Uruguai, 17 korrik, NOA – Yjet e futbollit të skuadrës argjentinase nuk janë kanë dalë dot të marrin një fitore. Uruguai ka arritur të kalojë në gjysmë finale të Kupës së Amerikës, pas një ndeshje të vështirë e cila përfundoi me penallti, 5-4. Rezultati përfundimtar pas 90 minutave ishte 1 me 1 dhe mbeti i tillë është dhe pas kohës shtesë.

Uruguai do të ndeshet javën e ardhshme me Perunë. “Tani do të festojmë dhe më pas do të mendojmë për ndeshjen tjetër”, tha trajneri i kombëtares uruguaiane, Oskar Tabarez, i cili nuk e ka fshehu kënaqësinë për këtë fitore.

Argjentina ka zhvilluar një lojë të mirë, por pritej me shumë nga sportistët e saj që janë më të kërkuarit dhe ndër më të paguarit në klubet sportive.

a.k/NOA

KOMENTE