English

Vjedhin shkollën 9-vjeçare në Bulqizë, në pranga tre adoleshentë

Bulqizë, 17 korrik 2011, NOA – Me akuzën e vjedhjes së një shkolle të Bulqizës janë arrestuar tre adoleshentë që dyshohen si grabitësit e saj.

Burime nga policia bëjnë me dije se tre të rinjtë dyshohen si autorët e vjedhjes së kompjuterëve dhe sendeve të tjera me vlerë të shkollës 9-vjeçare “Xhevdet Doda” në qytetin e Bulqizës.

Sipas policisë tre të rinjtë e arrestuar janë 18-vjeçari Fatos Ledha, dhe dy 16-vjeçarë të tjerë.

mit/NOA

KOMENTE