Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Në 8 maj u rrëzua strategjia e lidershipit socialist
English

Berisha: Në 8 maj u rrëzua strategjia e lidershipit socialist

Tiranë, 18 korrik 2011, NOA – Duke folur në mbledhjen e fundit të grupit kuvendor demokrat për këtë sesion parlamentar, kryeministri Sali Berisha deklaroi se mosmiratimi i disa reformave të rëndësishme që kërkonin edhe kartonat e opozitës bëri që të mos plotësohej kuadri i tërësishëm i reformave në vend.

Në këtë kontekst, shefi i qeverisë theksoi se krahas arritjeve të mëdha me reformat ekonomike e sociale në vend për fat të keq nuk u miratuan dot reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it, ligji për Gjykatën Administrative, Kodi për transportin ajror.

“Ne besojmë se çdo forcë politike ka të drejtë të zgjedhë strategjinë e vet. Rama beson se strategjia e bojkotit është e suksesshme”, deklaroi kryeministri.

Ai theksoi se nëse 8 maji u cilësua nga lidershipi socialist si një plebishit kundër qeverisë ai rezultoi në të kundërtën e tij, si një mbështetje plebishitare ndaj qeverisë.

Duke folur për interesin publik të reformave kryeministri tha se, edhe pse ato shkojnë përtej interesave partiake, miratimi i tyre u bojkotua nga opozita.

Këtu zoti Berisha akuzoi liderin e opozitës Edi Rama se e përdori pushtetin e dhënë nga sovrani me votë, për të bllokuar me bojkot miratimin e reformave të rëndësishme ligjore.

Kryeministri Berisha rikujtoi edhe letrën e kryetarit të grupit kuvendor Astrit Patozi dërguar katër ditë më parë homologut të tij socialist Gramoz Ruçi për nisjen gjatë këtij sesioni parlamentar të diskutimeve për reformën zgjedhore dhe plotësimin dorazi të rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it.

Në këtë pikë, kreu i ekzekutivit evidentoi se përgjigjia e lidershipit socialist ishte se: “Kemi të bëjmë me një qeveri fashiste orientale. Kjo ishte fjala e fundit e një fjalori të kamufluar aq shumë në veshët e shqiptarëve”, tha kryeministri, duke theksuar se ishte pikërisht kjo arsyeja pse qytetarët e Tiranës morën vendim në 8 maj për ta larguar me votë Edi Ramën nga qeverisja e Tiranës. Vijon..

mit/NOA

KOMENTE
  • Nofulla20:46 - 18 Korrik 2011
    Vertet Saliu ja fut kot nganjehere, por me kot se ato fjalet e tua nuk ka. Po te jesh aq trim provoje te behesh hero ...Duhet ti bindemi vetem ligjit, kjo eshte e ardhmja e shqiperise e je mbajtja me cdo kusht e statujes Rama.
  • sotir Labi15:46 - 18 Korrik 2011
    Ike more gje e shplare,hajdut dhe bandit.Per ke vote thua qe e rezove me vote EDI RAMEN,te gjithe e pame se kush fitoje.Ky kriminel qe mbolli ne Shqiperi krimin,vrasjet,fyerjet,varferimin dhe poshterimin e ka vendin ne LITAR. Eshte koha te ringjallet AVNI RUSTEMI.