Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çfarë e bën Skandinavinë një vend të lumtur?
English

Çfarë e bën Skandinavinë një vend të lumtur?

Charles Recknagel

Në shumë vende, autoritetet qeveritare flasin për prosperitetin vetëm në termat e mirëqenies ekonomike. Nëse janë qeveri të vendeve të pasura me naftë, ato tregojnë se si pasurohen me rritjen e eksporteve. Dhe, hedhin poshtë çdo ide se qytetarët kanë të drejtë të jenë të pakënaqur me sundimin autokratik, sepse, siç thonë, padurimi ngadalëson zhvillimin ekonomik. Për regjimet e vendeve të varfra, logjika mbetet e njëjtë. Vetëm një dorë e fortë udhëheqëse, thonë ata, mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Andaj, mjaft me ankesat. Por, nëse ky argument dëgjohet kryesisht nga Moska deri në Baku, atëherë del se është një provë e madhe dhe se vetëm autoritarët besojnë në të. Në vendet e tjera të botës, sondazhet tregojnë se njerëzit definojnë prosperitetin dhe lumturinë në një kuptim më të gjerë, sesa thjesht në rritjen ekonomike. Një grup i ekonomistëve dhe sociologëve është mbledhur së fundmi në Londër, për të diskutuar rreth asaj se si të kuptohet më mirë ajo që i bën njerëzit të lumtur dhe ta shohin vendin e tyre si të suksesshëm. Nikoqir i konferencës ishte Instituti Legatum, me seli në Londër, i cili çdo vit publikon Indeksin e Prosperitetit, duke radhitur 110 vende në bazë të asaj çfarë thonë qytetarët e tyre. Ajo çfarë intrigon shkencëtarët socialë është fakti se vendet skandinave janë vazhdimisht në krye të Indeksit të Prosperitetit, që kur kanë nisur matjet katër vjet më parë. Kjo sugjeron se vendet skandinave – të cilat padyshim kanë GDP-në më të lartë – mund të jenë çelësi i të kuptuarit se cilat kushte duhet ekzistuar, përveç pasurisë, në mënyrë që njerëzit të raportojnë ndjenjë të lartë të mirëqenies. Disa kushte mund të duken qartë, si për shembull: kujdesi i mirë shëndetësor, arsimi i mirë dhe siguria e mirë, por edhe mundësitë dhe liritë ekonomike për të bërë biznes në një ambient të lirë nga zyrtarët grabitqarë dhe korrupsioni. Ndjenja e besimit është shumë e lartë në Skandinavi, çfarë, sipas disa hulumtuesve, duket të jetë faktori më i rëndësishëm, por edhe më misterioz, për të shpjeguar se përse skandinavët udhëheqin botën, duke e konsideruar veten e tyre të begatë. Indeksi i fundit i Prosperitetit tregoi se 74 për qind e norvegjezëve besojnë se njerëzit tjerë janë të besueshëm, duke u renditur në shkallën më të lartë në botë. Danimarka vjen e dyta me 64 për qind, ndërsa në vendin e tretë Finlanda me 60 për qind. Andreas Berg, ekonomist në Universitetin Lund dhe në Institutin e Kërkimeve për Ekonomi Industriale, thotë: “Me këtë, unë nënkuptoj besimin e përhapur në popullsi se shumicës së njerëzve mund t’i besohet". Në Suedi, e cila është e njohur si një shtet social, niveli i lartë i besimit madje nënkupton gatishmërinë e njerëzve për të paguar taksa më të larta, në mbështetje të shërbimeve sociale të qeverisë, sepse ata besojnë se bashkëqytetarët e tyre nuk do të abuzojnë me sistemin. “Njëri nga faktet më të dukshme është se kur dy njerëz besojnë te njëri- tjetri, ata më lehtë mund të angazhohen në tregti – çfarë është përfitim për të dy ata. Ata nuk brengosen se njëri do të mashtrojë apo do të largohet nga marrëveshja. Ata, madje, nuk nënshkruajnë kontrata dhe nuk shpenzojnë burime për të forcuar marrëveshjen, sepse në thelb kanë besimin e njëri-tjetrit”, thotë Berg. “Përfitimi i dytë i madh është se ju mund t’i besoni sjelljes jokorruptive të qeverisë”, shton ai. Por, si e kanë zhvilluar skandinavët një nivel kaq të lartë të besimit në institucionet e tyre dhe tek njëri-tjetri? Kjo, sipas Bergut, është një pyetje e vështirë. ”Kjo në të vërtetë është një pyetje e vështirë dhe ka shumë teori. Disa thonë se niveli i lartë i besimit vjen nga fakti se Suedia ka treguar të jetë një shtet homogjen. Të tjerët thonë se kjo vjen nga fakti se klima ishte shumë e ftohtë dhe ata duhej të bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të mbijetuar klimën. Por, ka vende me besim të lartë e që janë shumë të ngrohta, kështu që nuk mund të jetë një shpjegim i mirë”. “Të tjerët thonë se tregtia ka shkaktuar besimin. Kur ju takoni njerëz të tjerë dhe vendosni të bëni tregti së bashku, në vend se të angazhoheni në konflikte të dhunshme, kjo mund të nxisë një qëndrim të përbashkët se ne mund të arrijmë diçka së bashku, nëse besojmë tek njëri-tjetri. Por, përgjigjja më e sinqertë është se ne nuk e dimë nga vjen besimi”, thotë Berg. A krijojnë institucionet e besueshme qytetarë të besueshëm? Apo qytetari i besueshëm krijon institucione të besueshme? Për Suedinë, përgjigjja në këtë pyetje nuk është më e rëndësishme. Vendi ka tashmë popullsi të besueshme, e cila gëzon frytet e të pasurit një qeveri efikase, të zgjedhur për të shikuar interesat e shoqërisë e jo të vetat. Por, për vendet e tjera, të cilat luftojnë nën regjimet autoritare, çështja se si të nxitet besimi social, mbetet një pjesë e rëndësishme në rrugën e pasurisë materiale dhe mirëqenies personale.

KOMENTE