Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deklarimi tek ILDKP, sa është pasuria e Berishës, Ramës, Topit, Topallit, Bashës...
English

Deklarimi tek ILDKP, sa është pasuria e Berishës, Ramës, Topit, Topallit, Bashës...

Tiranë, 18 Korrik 2011 NOA/ Irma Toptani – Politikanët tanë këtë vit kanë rënë nga të ardhurat, sidomos ata që janë në pushtet. Kurse disa deputetë të PS, rezultojnë me rritje të konsiderueshme.

Inspektorati i Lartë për Deklarimin e Pasurive (ILDKP) ka zbardhur pasurinë e deklaruara nga zyrtarët e lartë të shtetit dhe krerët e politikës shqiptare.

Ky publikim nga ILDKP, vjen ndërsa tek ky institucion ka mbërritur kërkesa e PS për të deklaruar pasurinë e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

Sipas deklarimit të pasurisë, rezulton se Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka rritje të të ardhurave të tij dhe të familjes.

President i Republikës, Bamir Topi, del me afro 8 milionë lekë për vitin e deklaruar. Ai nuk deklaron asgjë tjetër për rritje të ardhurash apo pronash gjatë vitit të kaluar.

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama thotë se ka 3.8 milionë lekë kursime duke deklaruar pakësim krahasuar me vitin e kaluar pasi ka bërë mobilim shtëpie.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka shtuar këtë vit 500 mijë lekë në bankë. Ajo deklaron edhe se ka marrë 3.1 milionë lekë të ardhura nga paga si Kryetare e Kuvendit. Kurse pranon se si familje ka blerë truall për shtëpi verore.

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar rritje të parave në bankë dhe bashkë me të shoqen Liri Berisha, çifti rezulton me 420 mijë lekë, 3 900 euro, 2 mijë USD.

Ndërkohë, Edi Rama, kryetar i PS, duket shumë i varfër krahasuar me gruan e tij të re, Lindita Rama – Xhillari. Gjithsesi Rama këtë vit që ka deklaruar pasurinë, del më i pasur se një vit më parë ku rezultonte me 6 mijë euro.

Ai deklaron shtim në llogari bankare me 221 mijë lekë dhe 500 mijë lekë kursime nga pagat. Po ashtu rezulton me 1.6 milionë lekë si të ardhura pagash. Edhe këtë herë, Rama deklarohet i pastrehë.

Lindita Rama rezulton me apartament 147 metër katrorë plus 68 m2 verandë e po ashtu edhe garazh në Tiranë. Kurse në dalje të Tiranës, posedon tokë 4 500 metra katrorë. Lindita ka edhe pasuri financiare si 20 mijë euro në bankë dhe 70 mijë euro me kontrata huaje.

Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, ka deklaruar për vitin e kaluar se ka 1.6 milionë lekë të ardhura nga paga si Ministër i Brendshëm si dhe 14 mijë euro, të ardhura nga paga e bashkëshortes.

Kryetari i LSI, Ilir Meta rezulton me 135 mijë lekë shtesë në bankë, një apartament në ish-Bllok, blerë 200 mijë euro dhe me pakësim këtë shumë nga pasuria e mëparshme.

Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka shtuar pasurinë në të holla me 30 mijë USD kurse ka deklaruar edhe 170 mijë euro, truall me sipërfaqe 330m2 dhe ndërtesë në të, në Lundër. Ai deklaron edhe 1.9 milionë lekë të ardhura nga paga si kreu i KQZ-së.

Dritan Prifti në pasurinë që deklaron rezulton me rritje. Pas shitjes së kompanisë që kishte, në llogarinë bankare është shtuar me 350 mijë euro. E sigurisht, ka rritur edhe mirëqenien sepse ka shitur makinën që kishte duke vlerë me afro 23 mijë euro një makinë të re luksi.

Deputeti Fidel Ylli, i PS, pronar i lokaleve tek kullat binjake, rezulton me shtim të ardhurash, 1.2 milionë lekë, 51 mijë euro, 150 mijë USD.

Deputeti socialist Tom Doshi, rezulton me 2.7 milionë USD fitim nga shitja e një godine në Australi si dhe me 14.7 milionë euro nga shitje tjetër pasurie në Australi.

i.t/NOA

KOMENTE