Prishtinë, 18 korrik 2011 NOA - Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku priti në një takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.
| “Gjatë periudhës së fundit Kosova ka ecur përpara me axhendën evropiane duke aprovuar në parlament një numër të ligjeve që kontribuojnë në avancimin e procesit të integrimit. Po ashtu, gjatë ditëve në vijim do të shohim një intensifikim të aktiviteteve me qëllim të adresimit të gjitha çështjeve të hapura deri në publikimin e Raportit të Progresit. Ka vazhduar me intensitet të shtuar koordinimi me të gjitha komunat për ri-integrim sa më të suksesshëm të personave të riatdhesuar. Është fakt se me mos pranimin e Kosovës si shtet nga pesë vende te Bashkimit Evropian kriteret për këtë proces për ne kanë qenë më të rënda se sa për shtetet tjera, mirëpo Kosovë kjo vetëm se i ka kontribuar për të avancuar edhe më shumë në këtë proces”, tha ministrja Çitaku.
Nga ana e saj raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek tha se është e kënaqur me përkushtimin dhe punën e mirë që ka bërë Kosova drejt integrimit evropian, dhe se do të jenë evidente punët që janë bërë dhe punët që kanë mbetur për tu bërë në Raportin e Progresit, të radhës për Kosovën që do të publikohet më 12 tetor.
a.q/NOA lunacek, citaku, kosove, takimi, bisedimet, |

