Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një ëndërr vere për Japoninë
English

Një ëndërr vere për Japoninë

Kampionati Botëror i Futbollit për femra në Gjermani, për futbollistet gjermane nuk përfundoi siç shpresonin. Por të tjerë patën mundësi të gëzohen. Në përgjithësi kampionati ishte një sukses.

Nga këndvështrimi gjerman, Kampionati Botëror i Futbollit për femra, nuk ishte ëndërr vere, sepse “princesha” humbi para kohe. Por, i gjithë turneu mund të vlerësohet pa dyshim si i suksesshëm. Stadiumet ishin të mbushura mirë. Shikuesit e festuan Kampionatin Botëror si festë. Futbolli i meshkujve ka se çfarë të mësojë prej kësaj. Në një pjesë të mirë të turneut ekipet nuk ofruan vetëm zbavitje nga më e mira, po edhe sport të madh në nivel teknik, atletik dhe taktik.

Dallimet janë bërë më të vogla

Gjatë kampionatit ra në sy fakti, që performancat në futbollin e femrave po afrohen njëra me tjetrën. Qoftë Guineja Ekuatoriale, Kolumbia apo Zelanda e Re, edhe vende gjoja të vogla, që pas raundit të parë u detyruan të bënin gati valixhet, u paraqitën mjaft mirë. Kjo i shërbeu turneut. Prej ekipeve të favorizuara disa u eliminuan më herët sesa pritej. Çerekfinalja ishte stacioni i fundit për Anglinë, për Brazilin dhe për Gjermaninë. Edhe në futbollin e grave nuk mjaftojnë më performancat mesatare për të mbërritur në fazat e fundit të Kampionatit Botëror.

Lehtësia mungonte

Duket se ekipi gjerman dështoi para së gjithash prej pritjeve të mëdha. Kështu, opinioni publik llogariste fitoren e titullit të tretë Kampion Bote prej skuadrës së trajneres Silvia Neids. Por lehtësia humbi kur ndeshjet u bënë serioze. Potencialin e vet të vërtetë, skuadra e tregoi vetëm në ndeshjen në grup kundër Francës. Trajneres Neid, iu desh me të drejtë të dëgjonte kritika. Vendimi i saj i diskutueshëm për ta lënë Birgit Prinz në stolin e rezervave, ishte i drejtë. Tri herë futbollistja më e mirë e botës dhe lojtarja rekordmene e ndeshjeve për kombëtaren luajti plotësisht nën formë.

Balsam për shpirtin

Një ngushëllim i vogël: Gjermania u eliminua prej kampionit të mëvonshëm të botës. Japonezet janë titullare të denja. Të forta në lojë, të disiplinuara taktikisht, një njësi si skuadër. Kësisoj në fund pati një ëndërr vere: për Japoninë, e cila pas katastrofës së cunamit dhe asaj bërthamore pranverën e kaluar kishte nevojë urgjente për balsam për shpirtin kombëtar të munduar.

KOMENTE