Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama falenderon Berishën për mesazhin për festën e Pavarësisë së SHBA
English

Obama falenderon Berishën për mesazhin për festën e Pavarësisë së SHBA

E hënë, 18 korrik 2011, NOA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama falenderoi kryeministrin Sali Berisha për mesazhin që ky i fundit i dërgoi shefit të Shtëpisë së Bardhë në kremtimin e 235-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, që kujtohet çdo 4 korrik.

Zyra e shtypit e qeverisë bën me dije përmes një njoftimi se kryeministri Berisha mori një mesazh falenderimi nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ku Presidenti amerikan i shpreh mirënjohjen për mesazhin e dërguar për festën e Pavarësisë.

Në mesazhin e tij, Presidenti amerikan shkruan se në Ditën e Pavarësisë, amerikanët festojnë dhe kujtojnë idealet e demokracisë dhe lirisë, mbi të cilat u themeluan SHBA-të.

Sipas Obamës këto ideale mbeten në syrin e të gjitha sfidave botërore me të cilat përballen sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më tej lexoni mesazhin e plotë të Presidentit Obama drejtuar kryeministrit Berisha.

“I dashur zoti Kryeministër,

Dëshiroj t’ju falënderoj për mesazhin e urimit në përvjetorin e 235- të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Në Ditën e Pavarësisë, amerikanët festojnë dhe kujtojnë idealet e demokracisë dhe lirisë, mbi të cilat u themelua vendi ynë. Këto ideale mbeten po aq aktuale edhe në këtë moment që ne përballemi me sfidat e sotme botërore. Shpresa ime është që të mirat e lirisë dhe paqes t’i gëzojnë një ditë të gjithë popujt e botës.

Sinqerisht,

Barack Obama.”

mit/NOA

KOMENTE