Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 18 korrik 2011
English

Pasqyra e shtypit, 18 korrik 2011

Tiranë, 18 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë 18 korrik 2011.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “Xhufi: Kombësia, politikanët të blerë nga qarqet greke”. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “BE dyshime për numërimin e votave në Tiranë”, “Ushtarakët, 109 emrat që u është lidhur pensioni”.

Gazeta “Panorama” hapet me titullin; “Shpërblimet, policët padi qeverisë”, i cili flet për padinë e bërë nga forcat e rendit për heqjen e shpërblimeve. Disa tituj të tjerë janë; “Nëna e 25-vjeçares së masakruar: U nda nga burri se i kërkoi 25 milionë lekë”, “BE: Urgjent reforma për zgjedhjet e ardhshme”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Shpërblimet, policët padisin qeverinë”, i cili flet për vendimin e marrë nga qeveria dhe reagimin e uniformave blu. Disa tituj të tjerë janë; “BE: Vendimi i Kolegjit nuk i hoqi dyshimet për Tiranën”, “Majko: E majta në vështirësi serioze me fshatin”, “Vonohen diplomat, rrezikohen kush do të studiojë jashtë”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Alket Rizai flet nga Greqi: I dënuari do të arratisem për herë të tretë”, i cili pasqyron intervistën e një prej personazheve të njohur të botës së krimit në Greqi. Disa tituj të tjerë janë; “Kristo Frashëri: Fëmijët jashtë martese kërkojnë “kurorën” e Skënderbeut”, “Silvia, amerikania që u bë Selvi pasi shpëtoi 100 partizanë”.

Gazeta “Koha Jonë”, “Harasani: Rama përgjegjës për shkatërrimin e PS”, i cili pasqyron një reagim të deputetit socialist në lidhje me zhvillimet në politikën shqiptare dhe në PS. Disa tituj të tjerë janë; “Milo: Opozita të bashkëpunojë me PD për reformën zgjedhore”, “Rozi Kostani: Të qenit nënë dhe aktore është mrekulli”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE