Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgjimet, skandali kthen më shpejt në shtëpi kryeministrin Kamerun
English

Përgjimet, skandali kthen më shpejt në shtëpi kryeministrin Kamerun

Londër, 18 korrik 2011 NOA - Kryeministri britanik Dejvid Kameron do të kthehet më të mërkurën nga vizita e tij në Afrikë për shkak të skandalit të përgjimeve telefonike që përfshin disa njerëz me lidhje të ngushta me udhëheqësin britanik.

Parlamenti britanik do të fillonte gjashtë javë pushime nesër, por planet ndryshuan. Ai mund të mbajë një sesion të posaçëm të mërkurën me kthimin nga Afrika të kryeministrit.

Shefi i policisë së Londrës dha dje dorëheqjen lidhur me përfshirjen e policisë në skandalin e gazetës tashmë të mbyllur, Neës of the Ëorld. Pol Stivenson u tha gazetarëve se nuk ka bërë asgjë gabim.

"Më lejoni ta them qartë, unë dhe njerëzit që më njohin e dimë se integriteti im është i pacënuar. Ndoshta do të ishte mirë që disa gjëra të ishin bërë ndryshe por çështja e integritetit tim personal nuk më shqetëson fare”, tha Stivenson.

Policia britanike është akuzuar se ka pranuar rryshfete nga gazetarët e Neës of the Ëorld dhe se nuk ka bërë sa duhet për të hetuar skandalin e përgjimit.

Të djelën, policia arrestoi zonjën Rebeka Bruks, ish redaktore e Neës of the Ëorld dhe ekzekutive e lartë e perandorisë mediatike të Rupert Murdokut. Ajo u lirua me kusht disa orë më vonë.

SHBA, FBI-ja ka filluar një hetim për të përcaktuar nëse punonjësit e konglomeratit Neës Corporation të Murdokut janë përpjekur të përgjojnë telefonat e viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe të familjeve të tyre apo janë përpjekur t’i japin rryshfete policisë për informacione.

a.q/NOA

KOMENTE