Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet i përgjakur në shtëpi trupi i pajetë i të moshuarës
English

Gjendet i përgjakur në shtëpi trupi i pajetë i të moshuarës

Tiranë, 19 korrik 2011, NOA- Një grua e moshuar është gjetur e pajetë pak minuta më parë në banesën e saj, në njërën prej lagjeve të kryeqytetit.

Sipas gazetarit të agjencisë së lajmeve NOA në vendngjarje, mësohet se viktima është identifikuar si Liri Prifti dhe se i përkiste moshës 85 vjeçare.

Kanë qenë fqinjët e të moshuarës ata që kanë gjetur trupin e pajetë në banesën e saj në rrugën “Sami Frashri”, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë, pasi e moshuara jetonte e vetme.

Trupi i Liri Priftit u gjet në mes të shtëpisë e mbuluar me gjak dhe nga të dhënat paraprake mendohet se shkak për këto dëmtime të ketë qenë ndonjë rrëzim i mundshëm i saj.

Gjithsesi nga ana e uniformave blu ka nisur menjëherë puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

a.y/NOA

KOMENTE