English

Kufoma e një mashkulli gjendet në Durrës, mister identiteti

Durrës, 19 Korrik 2011 NOA – Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur mbrëmjen e sotme në një fshat të rrethit të Durrësit, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Mësohet se një kufomë mashkulli me moshë dhe identitet ende të paqartë, është gjetur në fshatin Shënavlash, nga disa kalimtarë të rastësishëm.

Para pak minutash, trupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë Ligjore në Qendrën spitalore të Durrësit për ekspertizë.

Policia thotë se po punojnë për identifikimin e të ndjerit duke ballafaquar të dhënat pamore të tij me ato të listës së personave të raportuar si të humbur apo të zhdukur në qarkun e Durrësit.

e.t/NOA

KOMENTE