Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 19 korrik 2011
English

Pasqyra e shtypit, 19 korrik 2011

Tiranë, 19 korrik 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 19 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Deklaratat për 2010. Zbardhet pasuria e familjes Berisha dhe e disa ministrave”. Më tej lexoni titujt, “Linda Rama me disa llogari bankare dhe prona. Rama deklaron rrogën”; “Prifti: Më hoqën truprojën pa më lajmëruar”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Qeveritarët blejnë disa shtëpi. Linda Rama deklaron pasurinë, prona dhe apartamente në Tiranë”. Argumente të tjerë të faqes së parë janë: “Alibeaj: Qeveria e re pas analizës së 8 majit”; Priftit i hiqen truprojat pa njoftim zyrtar”; “Kontrabanda e naftës virgin: Sekuestrohet fabrika e ujit Lajthiza”; “Pakujdesia, 17 vjeçari vret vëllanë 9 vjeç me armë”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Pa punë, pa paga, PS dhe Prifti rrisin pasuritë”. Në brendësi të faqes së parë veçojmë titujt: “Doda: Drejtësia ka nevojë për reforma, t’i qëndrojë larg politikës”; “Ndryshimet, ligji: Si ndryshojnë taksat dhe akcizat”; “Kryeministri Berisha: Rama bllokoi reformat, përgjigjen e mori në 8 maj”. Ndërsa në faqet summer time veçojmë titujt: “Fansat filmojnë xhirimin e videoklipit të Elvanës”; “J Lo do të këndojë në një dasëm ukrainase”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Pasuritë e Berishës, Ramës dhe ministrave”. Tituj të tjerë të gazetës janë: “Drejtorët e bashkisë Tiranë: Pse dhamë dorëheqjen”; si dhe “Vota e çuditshme e 8 majit”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Pasuria e Topit, Berishës, Bashës, Edi e Linda Ramës”. Argumente të tjerë kryesorë të gazetës janë: “Dritan Dajti: Kam dy vite që nuk shoh dritë”; “Ambasadorja gjermane Karola Muller Holtkemper: Si mu duk Shqipëria e komunizmit. Ja si e zbulova Shqipërinë e izoluar 29 vjet më parë”; “Festa e Amerikës, ambasadori Llesh Kola ‘non grata’”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE