English

Valentina, balena që shpëtoi nga rrjeta e peshkatarëve

Kalifornia, 19 Korrik NOA - A mundet që një balenë të shprehë falënderimin e saj kundrejt një grupi peshkatarëve?

Përgjigja e kësaj pyetje tashmë mund të jepet duke vëzhguar videon e postuar kohët e fundit në youtube, ku jemi në Mar di Cortez në Kaliforninë e Ulët, ku balena e pagëzuar me emrin Valentina është protagonistja e një aventure të madhe.

Gershon Cohen dhe Michael Fishbach, emrat e dy shpëtimtarëve, janë përplasur gjatë rrugës së tyre me një balenë e cila ishte ngatërruar në rrjetat e peshkatarëve.

Pas një kontakti të parë, Fishbach është hedhur në ujë dhe së bashku me mikun tij kanë vendosur të prisnin rrjetën.

Një operacion tepër i rrezikshëm duke marrë parasysh se vetëm një përplasje me bishtin e balenës do të mjaftonte për të kthyer varkën përmbys.

Megjithatë çdo gjë u mor përsipër: të dy e prenë atë duke hequr rrjetën dhe duke bërë të mundur që Valentina të fitonte sërish lirinë me një spektakël të përbërë nga festa dhe surpriza.

r.b/NOA

KOMENTE