English

Zjarr i fuqishëm në Tiranë, digjet tërësisht fabrika tek ish-Poligrafiku

Tiranë, 20 Korrik 2011 NOA – Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pak minuta më parë në zonën e ish-Poligrafikut, raporton nga vendngjarja, një bashkëpunëtor i agjencisë NOA.

Shtëllunga të mëdha tymi kanë përfshirë zonën kurse atje konstatohet se është djegur plotësisht një fabrikë e prodhimit të plastmasit, pronë private në ish kompleksin industrial shtetëror.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa makina të repartit për mbrojtjen kundër zjarrit por ajo që i ka mbetur atyre është lokalizimi i flakëve për të mos rrezikuar objektet përreth.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia. Paraprakisht raportohet se nuk ka të dhëna për njerëz të lënduar.

e.t/NOA

KOMENTE