English

Beyonce, një yll popi… “e egër”

Nju Jork, 21 Korrik NOA - Me flokë që i valëviten nga era, me një shikimi të fortë dhe një fizik perfekt mund të thekmi se Beyonce është mbretëresha e revistës “Complex”, ku kohët e fundit 29-vjeçarja ka zgjuar astronautët e Atlantis me zërin e saj.

Në këtë revistë ajo është rrëfyer dhe për ditët e saj të “zeza” dhe më pas ka pohuar se ka qenë pikërisht muzika ajo që e ka sjellë atë në një triumf në jetën e saj.

“Kam zbuluar se me disqet e suksesit melodia dhe fjalët bashkohen – tregon ylli i popit – dhe këngët nuk kanë dallime në mënyrën se si mbërrijnë duke marrë parasysh, gjuhën apo racën, pasi njerëzit shihet kur këndojnë nëpër stadiume në mbarë botën. Megjithatë këngët e mija të preferuara nuk janë përgjithësisht ato që bëhen hite”.

Këngëtarja, që disa ditë më parë ka dhuruar momente “egërsie” në pozimet e saj ka pohuar se si çdo person tjetër ajo ka dhe ditët e saj negative dhe është rrëfyer se bën pjesë tek ata artistë që mund të cilësohet disi të “egra”.

r.b/NOA

KOMENTE