Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Del në shitje filmi porno i Marilyn Monroe
English

Del në shitje filmi porno i Marilyn Monroe

E enjte, 21 korrik 2011, NOA- Një film pornografik i Marilyn Monroe do të dalë në shitje për 500 mijë dollarë në 7 gushtBuenos Aires, në ambientet e organizatës që merret me koleksionimin e filmave.

“Duke njohur se si janë fanatikët e Marilyn, filmi mund të arrijë edhe në një milion dollarë. Filmi me metrazh të shkurtër do të dalë në shitje në Qendrën Kulturore Borges me çmimin fillestar 500 mijë dollarë”, është shprehur Mikel Barsa përgjegjësi për këtë shitje.

Filmi me metrazh të shkurtër i Marilyn Monroe, është bardh e zi dhe zgjat 6 minuta, i xhiruar në vitin 1946, në kohën që aktorja ishte 21 vjeç dhe quhej akoma Norma Jean Baker.

Bashkë me të është edhe një aktor i panjohur, ku shfaqen pamje erotike të aktores. Filmi i përkiste koleksionit spanjoll, dhe pas vdekjes së koleksionistit spanjoll trashëgimtarët vendosën që ta shesin duke iu drejtuar Mikel Barsës, i cili kishte shitur edhe një kopje tjetër të ngjashme.

Një tjetër film i Marilyn Monroe i gjatë 15 minuta u shit në vitin 2008 për 1 milion e gjysmë dollarë.

a.y/NOA

KOMENTE