English

Irlanda kritikon Vatikanin: Ka mbështetur përdhunimet dhe torturat ndaj fëmijëve

E enjte, 21 korrik 2011, NOA- Një sërë kritikash në drejtim të Vatikanit vijnë nga ana e kryeministrit të Irlandës Enda Kenny lidhur me çështjen e abuzimit seksual me fëmijët nga ana e priftërinjve, duke thënë se përbën një rast të paprecedent në lidhje me kishën.

Siç raporton AFP, bëhet fjalë për fundin e dekadave të bindjes skllavërore, në raport me Romën ku shtohet për thyerje të paprecedent të dominimit të kishës mbi shtetin, ku tashmë duket se nuk ekziston më.

Kenny kishte komentuar në parlament raportet e publikuara javën e kaluar lidhur me abuzimet e bëra me fëmijët në dioqezën Cloyne, duke shtuar se dokumentet pohonin keqfunksionimin, shkëputjen nga realiteti, narcizmin të cilat tashmë dominojnë kulturën e Vatikanit.

“Përdhunimet dhe torturat ndaj fëmijëve janë mbështetur dhe mbuluar për të mbrojtur institucionin, fuqinë e tij dhe reputacionin”, është shprehur kryeministri i Irlandës.

Parlamentarët irlandezë kanë miratuar dje një mocion në të cilin kritikohej “Ndërhyrja e Vatikanit, kontribut në mbrojtjen e të miturve”.

a.y/NOA

KOMENTE