English

Jahjaga nderon me “Udhëri Hero i Kosovës” dëshmorin e luftës

Prishtinë, 21 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë vendim që Shkëlzen Haradinajt t’i jepet “Urdhri Hero i Kosovës”, me motivacion “për trimërinë e treguar gjatë luftës çlirimtare për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës”. Medaljen dhe dekoratën ajo ia ka dorëzuar babait të dëshmorit, Hilmi Haradinajt. “Urdhri Hero i Kosovës” u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës, të kohëve moderne, nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

a.q/NOA

KOMENTE