English

Juventus, arrihet akordi me Vidal

Torino, 21 Korrik NOA - Mungon vetëm zyrtarizimi, por mund të themi me siguri se Arturo Vidal mund të konsiderohet një lojtar i Juventusit.

Milano faktikisht është kryer takimi vendimtar mes Marottës, agjentit të lojtarit Felicevich dhe Bayer Leverkusen, e cila përfaqësohej nga ish-lojtari i Romës Rudi Voeller.

Mbledhja duhet thënë se përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mund të themi se mesfushori kilen do të nënshkruajë një kontratë që do ta lidhë për 5 vitet e ardhshme me bardhë e zinjtë, nga e cila do të përfitojë një shifër prej 3 milionë euro ë sezon.

Klubit gjerman do ti shkojë një shifër prej 12 milionë eurosh.

r.b/NOA

KOMENTE