Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkesa e Strasburgut: Jo dënimit me vdekje
English

Kërkesa e Strasburgut: Jo dënimit me vdekje

Strasburg, 21 Korrik 2011 - Këshilli i Evropës i ka bëri thirrje sot Bjellorusisë që menjëherë ta shfuqizojë dënimin me vdekje pas ekzekutimit të dy personave, të dënuar për një vrasje të trefishtë. Të mërkurën, gazeta shtetërore “Vecherny Grodno”, raportoi se Oleg Grishkovets, 28 vjeç, dhe Andrei Burdyka, 29 vjeç, u ekzekutuan me pushkatim, pa dhënë hollësi të mëtejshme. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjoern Jagland, ka lëshuar ​​një deklaratë ku i bën thirrje autoriteteve në Bjellorusi “për t'i dhënë fund menjëherë dënimit me vdekje," duke shtuar se i "dënojnë me forcë këto ekzekutime të reja". Jagland i cituar nga radio RFE tha se Këshilli i Evropës pohon qëndrimin e palëkundur se "vdekja nuk është drejtësi". Bjellorusia është vendi i vetëm evropian, që nuk është pjesë e trupit 47-anëtarësh.

KOMENTE