Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nanoteknologjia, si një sfidë për mbrojtjen në punë
English

Nanoteknologjia, si një sfidë për mbrojtjen në punë

Nga Fabian Schmidt dhe Aida Cama

Gjithnjë e më shumë prodhues ofrojnë në treg materiale nano. Ato përmbajnë pjesëza të vogla, që nuk janë më të mëdha se disa atome të lidhura bashkë. Nëpërmjet tyre krijohen për shembull lëndë ngjitëse, ose sipërfaqe të rrëshqitshme, apo xhame që nuk thyhen për syzet. Edhe në fushën e mjekësisë pjesëzat nano ofrojnë mundësi të reja terapie.

Por a sjellin ato edhe rreziqe me vete?

Përdorimet më të mëdha të produkteve nano që ndodhen tashmë në treg, tek të cilat materialet nano ndodhen në sipërfaqe, nuk përbëjnë shqetësim për specialistët e mbrojtjes në punë. Ndryshe qëndron puna kur pjesëzat nano, që janë në formë pluhuri apo lëngu, shpjegon eksperti për rreziqet në punë, Rolf Packroff:

"Ne kemi të bëjmë shpesh me materiale që prodhojnë shumë pluhur. Këto copëza pluhuri mund të përfundojnë në mushkëri. Po ashtu ekzistojnë materiale që janë në formë fijesh, të cilat ne i shohim me shumë kujdes për shkak të përvojës sonë me azbestin."

Vëmendje e veçantë i kushtohet tubave të vegjël të përbërë nga karboni, të ashtuquajturat tuba nano prej karboni. Këto përpunohen në fije dhe po t`i shohësh në mikroskop ngjajnë shumë me fijet e azbestit. Ne nuk mund të themi ende nëse rreziku është i njëjtë.

"Jo të gjitha llojet e fijeve shkaktojnë kancer. Por ne duhet të shohim materialet që janë në formë fijesh dhe për të parë nëse ato shkaktojnë kancer duhet të bëjmë eksperimente. Edhe tek vetë tubat nano prej karboni ekzistojnë ndryshime të mëdha", thotë ai.

Fijet e holla janë për njerëzit të rrezikshme, sepse ato shkojnë nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes deri në mushkëri, shpjegon toksikologu Thomas Gebel. Pjesëzat më të mëdha të pluhurit kalojnë nëpërmjet qimeve të hundës në rrugët e frymëmarrjes. Në rrugët e poshtme të frymëmarrjes nuk ka të tilla:"Atje ka vetëm fagocite, që e largojnë këtë pluhur. Dhe kjo ndodh shpejt ose ngadalë, kështu që kur këto pluhurëza janë të pashpërbërshme, atëherë ato qëndrojnë për gjithë jetën dhe shkaktojnë probleme."

Kështu ato mund të krijojnë aty infeksione ose tumore. Për të kontrolluar nëse në vendin e punës ekzistojnë pluhura të rrezikshme, shkencëtarët përdorin për matje një aparat, që quhet precipitator termal. Këto thithin ajrin e hapësirës dhe e hedhin atë në dy të ndara, të cilat kanë temperatura të ndryshme.

"Në bazë të temperaturave të ndryshme, pluhurëzat shumë të holla ndahen dhe përfundojnë në një sipërfaqe silici. Kjo mund të shikohet pastaj në mikroskop elektronik", shpjegon ai duke folur për radion DW.

Specialistët e mbrojtjes në vendin e punës, e kontrollojë pluhurin me përpikmëri:"Ne shohim si duken këto pjesëza. Nëse ato janë pjesëza pluhuri, nëse janë të vështira për tu shpërbërë. Nëse kanë fije brenda atëherë ato vlerësohen me kujdes dhe shihet çfarë përbërje kimike ka e gjitha, nëse në të ndodhen metale të rënda."

Pjesëzat nano kanë sipërfaqe më të madhe se pjesëzat e tjera. Në këtë mënyrë ekziston mundësia që të thithin më shpejt lëndë të dëmshme. Meqenëse specialistët dinë pak për efektin e materialeve, ata këshillojnë që të tregohet kujdes në trajtimin e tyre. Miriam Baron nga grupi i specialistëve për menaxhimin e materialeve të rrezikshme, e di si mund të pengohet vajtja e materialeve në rrugët e frymëmarrjes: Duke u përpjekur që pluhuri të lidhet më lëngje, ose me një material të fortë, ose duke e kthyer në granulat, pastë apo në komponim. Atëherë ekzistojnë masa teknike për mënjanimin e tyre. Për shembull duke mbrojtur rrugët e frymëmarrjes, syzeve mbrojtëse, dorezave ose kostumeve mbrojtëse të punës."

Dhe në përgjithësi duhet punuar pak me materialet për të cilat nuk dihet çfarë efekti kanë.

KOMENTE