Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nga titisti te sllavisti
English

Nga titisti te sllavisti

Oferta jonë e patriotizmit është e madhe; titist, Stalinist, Leninist, rankoviqist, sllavist, të de Gollit dhe Ajzenhauerit, të Rada Trajkoviqit dhe Rrahman beterit, të Putinit dhe të Ho shi Minit, të Solanës dhe Barak Husein Obamës, të Papës së Vatikanit dhe të mullahëve të Afganistanit. Dhe shumë patriotizma të pashkruar

Nga Behxhet Sh. Shala

Disa këshilla teknike të Elhame Desivojcës

Sa për fillim: Pa modesti, jam patriote e vërtetë. Politikisht jam shumë e emancipuar sepse kam pasur fatin të shkollohem në universitetet elite botërore. Jam anëtare e elitës botërore të politikanëve dhe intelektualve por jo edhe e Elita 5, këtyre defaxhinjve dhe daullexhinjve. Kam shije të hollë për muzikë. Kam shtrënguar duart më të njohura të personaliteteve më të shquara botërore dhe shquhem për oratori apo shkathtësi orale. Jam varianti femëror i Demostenit apo Kleopatra ilire, me një fjalë. Për këtë arsye jam e gatshme të kontribuoj në përparimin e kombit tim kosovar dhe popullit fqinj shqiptar. Kontributi im është shumëdimensional; oral, teknik dhe nëse paraqitet nevoja edhe praktik. Për ata që nuk dinë shkrim – lexim. Për ata që kanë sy dhe nuk shohin, kanë vesh dhe nuk dëgjojnë, kanë një çikë tru dhe nuk kuptojnë dhe për ata që kanë zemër dhe nuk dashurojnë. Keni dëgjuar për dhjetë ( 10 ) Urdhëresat e Zotit. Tani do të dëgjoni për 10 Këshillat e Elhame Desivojces ose në gjuhën e bukur dhe të qytetëruar : Made by Elhame Desivojce ( Ilhejme Desivojshën ). Do të përpiqem të jem shumë e qartë dhe nëse nuk i kuptoni këto këshilla atëherë domosdoshmërisht duhet të shkoni në trajnim dhe pse jo edhe trajtim te prof.dr. Ferid Agani.

1. duajeni Republikën e Kosovës sikur hoxha xhematin e që nënkupton se kjo dashuri duhet të jetë në përputhje të plotë me interesin material. Ashtu siç hoxha përfiton nga xhemati, ju duhet të përfitoni nga Kosova. Ju lejohet edhe më shumë në raste të caktuara.

2. nuk konsiderohet nënshtrim nëse e lakoni shumë kurrizin për shkak të një interesi. Lirisht mund ta quani fleksibilitet por që nuk ka të bëjë fare me moralitet.

3. puthja e dorës më nuk llogaritet si shenjë respekti sepse ka mbetur vetëm virtyt oriental. Puthja e një pjese tjetër të trupit përkatësisht pjesës së poshtme të kurrizit është shenjë qytetërimi dhe emancipimi; moral, politik dhe strategjik.

4. harrojeni patriotizmin e Idriz Seferit, përqafeni patriotizmin e Robert Kuperit.

5. hajn bëheni nëse bleni banesë me parat tuaja ndërsa i ndershëm bëheni nëse bleni pallat me para të popullit. Arsyetimi; për popull po punoni dhe sakrifikoheni, prej populli merrni para. Sa të doni.

6. nëse ju “ ftohen morrat “ apo ndjeheni të ngrirë mos kërkoni shpëtim te mjeku apo Nëna Naile. Shpëtimin e gjeni në vendin ku me ëndje qëndrojnë “ mizat e kalit”, në shalët e miqve ndërkombëtarë. A do të përcaktoheni për shalët e Fejtit, Sparksit, de Marnakut apo dikujt tjetër është çështje juaja. Shkoni aty ku ndiheni më komod. Në përputhje me përmasat e ftohjes apo ngrirjes e bëni edhe zgjedhjen e shalëve. Sa më të mëdha shalët, temperaturat janë më të larta dhe shkrirjet më të shpejta.

7. nëse keni nevojë për konsolidim të patriotizmit, mos hezitoni fare. Drejtohuni te zyra jonë. Në Prishtinë, Beograd apo Bruksel. Ne nuk vuajmë nga mungesa e patriotizmit sepse kemi stoqe ( bërllogje ) të mëdha të jugosllavizmit. Nga viti 1945 e këndej. Oferta jonë e patriotizmit është e madhe; titist, Stalinist, Leninist, rankoviqist, sllavist, të de Gollit dhe Ajzenhauerit, të Rada Trajkoviqit dhe Rrahman beterit, të Putinit dhe të Ho shi Minit, të Solanës dhe Barak Husein Obamës, të Papës së Vatikanit dhe të mullahëve të Afganistanit. Dhe shumë patriotizma të pashkruar. Në fakt, ne jemi patriotë të konvertuar. I kemi brohoritur Titos, Enverit, Indira Gandit dhe Gamal Abdel Naserit. Kemi rënë në trans duke e dëgjuar Cecën e Arkanit dhe kemi vrapuar qindra kilometra pas boleve të Tarkanit. Kur e kemi pasur ngusht jemi deklaruar si shqiptarë, kur na kanë futur kokën në grazhd po deklarohemi kosovarë. Prandaj mos kërkoni konsolidim të patriotizmit në Kuvendin e Kosovës por visheni një këmishë rozë dhe shkoni te dilberët e Jakovës. Unë ju jap këshilla teknike, ata ju fusin në aktivitete praktike.

8. nëse ju mungon edukata familjare, retorika politike, shkollimi universitar elitar, frymëzimi patriotik, sensi dialektik, diskursi pragmatik, aliteracioni kibernetik, globalizmi ndëretnik, frustrimi erotik, servilizmi strategjik, morali pornografik, sakrifikimi biblik mos shkoni në universitetin e Prishtinës sepse aty nuk e mësoni kah e ka dhija bishtin por kah Harvardi drejtojeni gishtin. Këto shprehje gjeniale që i shkrova më lartë i kam mësuar në Harvard për vetëm 5 minuta o ju patriotë të mjerë prandaj edhe ju mësoj si të veproni, që të mos gaboni. Ka kaluar koha e patriotizmit, tash është koha e servilizmit dhe konformizmit.

9. nuk duhet të flisni për flamurin kombëtar dhe bashkimin me Shqipërinë por për fitoret e mëdha në bisedimet “ teknike “ me Serbinë. Përmes lëshimeve taktike ne kemi fituar ngulitje strategjike.

10. prandaj, nuk më bën përshtypje çka flet ti, shoku Albin por çka mendon zoti Hashim.

Oj Kosovë të shitoft zana, pse kaq shpejt t’u kajt nana :

Ky ishte një përshkrim i shkurtër i Elaboratit për Patriotizmin i Elhame Desivojces. Kohë të vështira për Kosovën kur i lejohet çdokujt të përshkruaj receta se kush është dhe sa është patriot. Unë vërtetë nuk jam në konkordancë ( o rrofsh sa malet Behgjet Pacolli ashtu si je duke e rruar Kosovën ) politike me Albin Kurtin, madje sipas kritereve të “ demokracisë së Vatikanit në Vetëvendosje “, nuk jam as patriot por atdhedashuria e Albin Kurtit është e dëshmuar dhe duhet të jesh klient i rregullt i prof.dr. Skender Boshnjakut dhe të pohosh se Albin Kurti nuk qenka patriot. Prandaj, Elhame Desivojca duhet ta kthej kujtesën dhe kokën kah burgu i Pozharevcit, ku ka qenë rob lufte Albin Kurti bashkë me Piemontin e demokracisë dhe mendimit të lirë, kosovarin me origjinë shqiptare Halil Matoshi sepse mjaft e paska kthyer kah Harvardi dhe të bindet për qëndrimin e Albinit. Nëse piten e kanë ngrënë elhamet dhe ilhamët, tepsia ( burgu Pozharevcit ) ka mbetur. Edhe filmimet janë të ruajtuara në arkivat e shtetit të Borko Stefanoviqit, partnerit të Edites me të cilin po bisedon, duke e dëmtuar shumë Kosovën. Jam i sigurt se Borkoja nuk i jep Editës filmimet origjinale nga arkiva por kjo nuk paraqet fare problem; Edita më shumë u beson fotokopjeve se origjinalit. Sepse, humbja e Kosovës nuk është humbje e Editës. Përkundrazi.

Për fund edhe një këshillë imja. Nuk do të thotë se nëse keni mjekërr, dikush nuk mund t’u lëshoj përsëri mjekërr. Rasti i fundit ishte ai i Behgjet Pacollit dhe Stipe Mesiqit. Behgjet Pacolli pa mjekërr i lëshoi mjekrrën Stipe Mesiqit, me mjekërr.

* Dërguar nga autori, qëndrimet janë personale

KOMENTE