Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 21 korrik 2011
English

Pasqyra e shtypit, 21 korrik 2011

Tiranë, 21 korrik 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 21 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Hetimi i zyrtarëve, ILDKP: Ministrat që fshehin pasuritë”. Tituj të tjerë të faqes së parë janë: “Rama, letër krerëve të BE: Gati për reforma”; “Vendimi, Qeveria: Si do realizohet regjistrimi i popullsisë”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Patozi: Vitin tjetër, President dhe Kryeprokuror të ri”. Argumente të tjerë të faqes së parë janë: “ILDKP akuzon prokurorinë, reagon Ina Rama: Llalla të hetojë shtetarët”; “Spanja dhe Shqipëria një hetim e gjykim për bosin turk Ali Evsen”; “Fier, merret peng i mituri për borxhet e babait”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Intervista, Haxhiymeri: Rama mori PS-në me qera, doli qeraxhi i pabesë”. Më tej në faqen e parë veçojmë titujt: “Berisha: Ata që po sulmojnë regjistrimin janë njerëz pa identitet”; “Kreu i PS, Rama letër Fules dhe Ashton: Do jemi bashkëpunues”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Berisha kërcënon Topin, Presidenti bllokon dekretet për dy ministrat”. Në brendësi të faqes së parë lexoni titujt: “Deputetët, zyrtarët e lartë fshehin pasurinë”; “Rritet paga minimale dhe taksat për rrogat e larta”; “Katër risitë e rivalit të Facebookut, Google +”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “SHISH të varet nga Berisha. Inspektori i kryeministrit: Duhet reformë”. Tituj të tjerë në faqen e parë veçojmë: “Harasani: Rama më tha, kujdes djalin kur të mos jesh”; “Merita Smaja: Para Hekuran Isait harrova poezinë “Ecim” u frikësova”; “Enkelejd Alibeaj: Qeras me ujë Mondën”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE