Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pushimet e verës, kohë provimesh për studentët
English

Pushimet e verës, kohë provimesh për studentët

Që prej reformës së Bolonjës, reformës për të krijuar sistem homogjen të shkollave të larta në Evropë, situata e provimeve është rënduar për studentët. Në shumë lëndë ata duhet të mësojnë më shumë se më parë.

Shumica e datave të provimeve janë planifikuar gjatë pushimeve të semestrit. Shumë studentë të huaj habiten me pushimet e verës, të cilat në fakt nuk janë pushime.

Si ia bëjnë studentët për të përballuar presionin?

Të mësuarit mund të jetë dhe i bukur. Irina në Universitetin Goethe të Frankfurtit i lidh detyrat me kënaqësinë dhe së bashku me disa shoqe është duke u përgatitur për provimin e ardhshëm, në kopshtin e shtëpisë duke ngrënë mëngjes. Një kokë është mirë, dy janë edhe më mirë, thotë 25 vjeçarja ruse, e cila studion pedagogjikë për shkollat fillore në semestrin e parë në Universitetin Goethe të Frankfurtit.

Për të gjuha e nënës është rusishtja, ndaj ajo nuk e ka gjithnjë të lehtë: „Natyrisht që ekzistojnë probleme, unë duhet të vras mendjen për të gjetur fjalët e duhura dhe kjo kërkon kohë. Unë mendoj se duhet ta them tani shpejt, në mënyrë që të tjerët ta kuptojnë dhe nganjëherë gjermanët nuk kanë durim."

Mësim përmendësh - studentët të pakënaqur

Por, shoqet e grupit të mësimit kanë. Sepse përveç problemeve të gjuhës që ka Irina, edhe mësimet janë bërë më të rënda që prej reformës së Bolonjës. Katharina Pfaffinger kritikon se ka shumë material për të mësuar dhe koha është e shkurtër. "Në parim kemi të bëjmë me mësim përmendësh. Që do të thotë vetëm mëso, mëso, mëso shko në provim dhe thuaji ato që ke mësuar, dhe pastaj harroji të gjitha. Unë kam folur me studentët që kanë studiuar më parë, dhe ata thonë që sistemi nuk ka qenë i tillë."

Kthimin e universitetit si "shkollë", e kritikon Asta, përfaqësia e studentëve në Universitetin Goethe. Anëtari i Asta-s, Marco Sager. „Një nga pikat e vështira është dendësia e provimeve. Përveç kësaj çdo notë vendoset në diplomë. "

Për shkencat e natyrës dhe ato ekonomike provimet nuk janë gjë e re. Por, Bolonja ka sjellë ndryshime në shkencat humane dhe sociale.

Mbingarkesë e ndjeshme e planit të studimeve

Këtë e pranon edhe Astrid Irrgang nga qendra Studien-Service, qenda për këshillimin e studentëve. „Unë mendoj se ngarkesa personale është shtuar. Studentët mbingarkohen me planin e studimeve, marrin përsipër të bëjnë shumë dhe kur nuk e marrin një provim, atëherë koha fillon të mbarojë. Sepse provimet duhet të përsëriten në një kohë të caktuar, përndryshe studentët çregjistrohen nga dega."

Për shumë studentë, pushimet e verës kalohen në bibliotekë. Ose duke mësuar së bashku në kafenenë e Universitetit. Shumë studentë mblidhen në grupe për të mësuar, siç ka bërë edhe Irina. Ata ndahen në grupe, ku çdo grup mëson një tekst të caktuar dhe e përpunon atë me të gjithë grupin. /DW/

KOMENTE