Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot seanca përmbyllëse e sesionit të 4-t të Kuvendit, pritet miratimi i ministrave të rinj
English

Sot seanca përmbyllëse e sesionit të 4-t të Kuvendit, pritet miratimi i ministrave të rinj

Tiranë, 21 korrik 2011, NOA – Sot përmbyllet sesioni i katërt parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë, një sesion që është bojkotuar nga opozita për mëse dy muaj qysh prej zgjedhjeve administrative të 8 majit.

Në seancën e sotme të Kuvendit, axhenda e të cilit nuk dihet ende, pritej të miratoheshin edhe dy ministrat e rinj të qeverisë Berisha, të propozuar dy ditë më parë nga kryeministri.

Pikërisht mosdekretimi i dy ministrave të rinj pritet të jetë një pikë e fortë diskutimesh për deputetët e mazhorancës në seancën e sotme.

Sipas ligjit Presidenti i Republikës ka shtatë ditë kohë për dekretimin e ministrave të rinj, që do të thotë sipas ligjit Presidenti mund t’i dekretojë ata deri ne 25 korrik, pra ditën e hënë.

Seanca e sotme pritet të bojkotohet rishtas nga opozita, e cila ka lajmëruar praninë e saj në Kuvend në muajin shtator.

Bojkoti i opozitës në Kuvend ka qenë lajtmotiv kryesor i apeleve të Bashkimit Europian gjatë tërë këtij sesioni parlamentar.

BE ka rekomanduar si kriter të parë për integrimin në BE të Shqipërisë garantimin e funksionimit të duhur të Parlamentit, mbi bazën e një dialogu politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes të gjitha partive politike, dialog që ende nuk është vënë në jetë nga liderët e politikës shqiptare.

Reforma Zgjedhore, ligji për ngritjen e Gjykatës Administrative, dhe disa projektligje të rëndësishme janë disa nga reformat më të pritshme për vendin, të cilat prej bojkotit të opozitës në kuvend nuk kanë nisur ende të diskutohen dhe aq më pak të miratohen kur kërkojnë shumicë të cilësuar votash në Kuvend.

Disa nga ligjet e miratuara gjatë sesionit të katërt të kuvendit, që nisi në muajin janar janë miratimi i kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Ilir Meta; miratimi me votat e mazhorancës i ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit dhe i aneksit për kufizimin e imunitetit në kushtet e autorizimit të ndjekjes penale, një nismë e deputetëve të mazhorancës; miratimi i një sërë marrëveshjesh si ajo për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan; apo dhe i disa dekreteve të Presidentit për anëtarë të Gjykatës së Lartë, ndërkohë që disa syresh nuk kanë marrë pëlqimin e Kuvendit.

Seanca plenare përmbyllëse e sesionit të katërt të Kuvendit pritet të nisë në orën 10.00.

mit/NOA

KOMENTE