Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wikileaks, arrestohen 16 hakera “Anonymous”
English

Wikileaks, arrestohen 16 hakera “Anonymous”

SHBA, 21 Korrik NOA - FBI ka arrestuar në SHBA 16 persona të dyshuar se i përkisnin një grupi hakerash “Anonymous”, të cilët kanë ndihmuar Wikileaks.

Të arrestuarit nga mosha 20 deri në 42 vjeçare janë akuzuar për komplot dhe “dëme ndaj kompjuterëve të mbrojtur”.

Ndërsa katër haker të tjerë janë arrestuar në Holandë dhe në Britaninë e Madhe. Sipas FBI, të arrestuarit kanë lançuar sulme ndaj Paypal, kjo pasi janë ndërprerë sulmet me Wikileaks.

PayPal, si Visa dhe Mastercard, kanë ndërprerë shërbimet për sitin e Julian Assange, vitin e kaluar, në përgjigje të publikimit në ueb të raportimeve që vunë në siklet diplomatikët në SHBA dhe që kishin krijuar tension mes SHBA dhe vendeve të tjera aleate.

Për këtë motiv, sipas autoriteteve, hakerat janë futur në aksion duke bërë të pamundur eksesin e përdoruesve të nënshkruar.

14 të arrestuarit janë të akuzuar për konspiracion, krim i cili parashikon një dënim deri në pesë vite heqje lirie.

r.b/NOA

KOMENTE