English

Parashikimi i motit për 23 korrik 2011

Tiranë, 22 korrik 2011, NOA- Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa që qarkullojnë nga jugu i Spanjës do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të paqëndrueshëm. Vranësirat dhe shirat e dobët do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të vendit më të dendura vranësirat dhe shirat do të jenë në verilindje dhe juglindje.

Sipas MeteoAlb, gjatë pjesës së dytë të ditës zonat bregdetare dhe një pjesë e Ultësirës Perëndimore do të rrezikohen nga shira të izoluar por kthjellimet do të jenë të pranishme herë pas here gjatë gjithë ditës. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet të ketë shtim të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 18 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 2 ballë.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ku problematike situata do të jetë në ishujt Britanike, vendet Nordike si edhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore. Po ashtu vranësira, shira dhe stuhi të forta ere do të ketë në vendet e Balltikut dhe në zonën e Alpeve ku problematike në këto zona do të jenë edhe rënia e ndjeshme e temperaturave për shkak të shirave të cilat do të zgjasin gjatë gjithë ditës. Në kushte të vranësirave dhe shirave do të jetë edhe pellgu i Mesdheut dhe Ballkani verior por në këto rajone nuk do të mungojnë edhe kthjellimet e herë pas-hershme.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani Verior rrezikohet nga shira intensive dhe stuhi ere

- Europa Qendrore rrezikon për shira intesiv dhe shkarkesa rrufesh

- Skandinavia alarmon rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta

a.y/NOA

KOMENTE