Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Atentatet në Oslo, ende disa rezultojnë të zhdukur
English

Atentatet në Oslo, ende disa rezultojnë të zhdukur

Policia norvegjeze tha se katër ose pesë persona figurojnë edhe më tej të zhdukur nga ishulli afër Osllos, ku një person i armatosur vrau një ditë më pare 85 persona, të cilët po merrnin pjesë në një kamp të rinjësh të Partisë Punëtore.

Policia tha se sulmuesi ka pranuar se ka kryer vrasjet, raporton RFE. Hetuesit po punojnë për të gjetur nëse edhe një sulmues tjetër ka qenë në ishull, siç kanë sugjeruar disa dëshmitarë.

Sfondi i dy atentateve është ende i paqartë, madje nuk dihet ende nëse ato kanë lidhje me njëri-tjetrin. Stoltenberg dhe ministri i Drejtësisë Knut Storberget paralajmëruan të mos nxirren konkluzione të nxituara. Hetimet janë ende në fazën fillestare. Kryeministri konfirmoi megjithtë se është arrestuar një i dyshuar në lidhje me gjakderdhjen në Utoya. Hetuesit mendojnë se norvegjezi 32-vjeçar është përgjegjës për të dy atentatet. Sipas të dhënave ai ka prirje të djathta dhe anti-islame.

Mesazhet në internet të të dyshuarit flasin për "fondamentalizëm të krishterë", raporton DW. Policia nuk përjashton që i dyshuari të jetë pjesë e ndonjë grupi. Sipas të dhënave të policisë i dyshuari është i gatshëm të bashkëpunojë me policinë.

KOMENTE