Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Digjen 30 hektarë kullota, nis hetimi për 74-vjeçarin
English

Digjen 30 hektarë kullota, nis hetimi për 74-vjeçarin

Gjirokastër, 23 korrik, NOA – Pakujdesia ka bërë që në pak orë të digjen 30 hektarë kullota në fshatin Qesorat të Gjirokastrës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se pasditen e djeshme në kullotat e këtij fshati është ka rënë një zjarr i madh, për shuarjen e të cilit janë vënë në lëvizje forcat e policisë, zjarrëfikses dhe banorëve të zonës.

Autori i zjarrvënies aksidentale është 74- vjeçari, Anastas Koti. 74-vjeçari ka shkuar të zonën ku mbante bletët dhe ka harruar ndezur tymësen e bletëve. Për pasojë ka marrë flakë gjithë kullota duke shkaktuar dëme serioze. Më pas 74-vjeçari ka marrë në telefon policinë e Gjirokastrës dhe ka kërkuar ndihmë.

Forca e policisë dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, por makina zjarrfikëse ka dalë janë funksionit, për shkak se nuk kishte rrugë për të arritur deri në vendin ku ishte qendra e flakëve.

Një pjesë e zjarrit është shuar, ndërkohë që banorët janë përpjekur që ta mbajnë larg kullotave të fshatit. Ndaj 74-vjeçarit ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

a.k/NOA

KOMENTE