Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fustani i nusërisë së Kate Middleton ekspozohet në Londër (FOTO)
English

Fustani i nusërisë së Kate Middleton ekspozohet në Londër (FOTO)

Londër, 23 Korrik, NOA- Fustani i nusërisë, së bashku me kujtime të tjera të dasmës së princeshës Kate janë ekspozuar sotzemër të ekspozitës vjetore në Buckingham Palace, Londër, e cila do të mbahet këtë vit nga data 23 Korrik deri më 3 tetor.

Gjatë edicioneve të mëparshme, këtu janë ekspozuar dhe veshjet martesore që u përkisnin Mbretëreshës Elizabeth, nënës së mbretëreshës dhe mbretëreshës Viktoria.

Kostoja e biletës për të hyrë në ekspozitë është rreth 17 sterlina, një shumë shumë e vogël në krahasim me vlerën e veshjes nusërore të ideuar nga shtëpia e modës së Alexander McQueen: rreth 250 mijë sterlina.

Përveç fustanit janë ekspozuar edhe këpucët e veshura nga princesha, që mbajnë emrin e stilistit Sarah Burton, të cilat edhe pse gjatë ceremonisë të mbuluara nga fustani martesor, nuk kanë mundur të vërehen shumë, por që vërtet meritojnë të admirohen. Edhe në dasmën e vitit, tradita është respektuar.

Kate, në fakt, ka veshur diçka të huazuara: kurorën e mbretëreshës, e cila përbëhet nga mijëra diamante dhe që mund të shihet nga afër së bashku me vathët e Kate dhuruar nga prindërit për martesën e saj.

Veshjet e princeshës Kate do të mund të shikohen nga të gjithë vizitorët.

a.e./NOA

KOMENTE