English

Këshilli Kombëtar i PD, sa vota morën anëtarët e rinj

Tiranë, 23 Korrik 2011 NOA/ Irma Toptani - Pas fitores së betejës elektorale të 8 majit në kryeqytet, Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Lulzim Basha është edhe anëtari më i votuar i kryesisë së re të Partisë Demokratike, i ndjekur nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi.

Nga votimi i listës me 42 kandidatura të propozuara për kryesinë e re të Partisë Demokratike, ku kryetari Sali Berisha është automatikisht anëtar i saj, Lulzim Basha rezultoi anëtari më i votuar me 116 vota, duke u zbuluar si një nga emrat lider të PD-së pas kryetarit Berisha.

Menjëherë pas tij në listën e kryesisë renditet Sokol Olldashi me 104 vota.

Ndër emrat e votuar të listës janë edhe ministri i ri i Turizmit, Aldo Bumçi me 98 vota, kryeparlamentarja Jozefina Topalli me 94 vota sikundër edhe ministri i Brendshëm Bujar Nishani, për të vijuar më tej me kreun e grupit parlamentar Astrit Patozi dhe ministrin e Financave Ridvan Bode.

Në votimin e sotëm që zgjati tri orë morën pjesë 134 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nga 144 gjithsej.

Në kutinë e votimit u gjetën 134 fletë, nga të cilat 131 të vlefshme dhe tri fletë votimi të pavlefshme.

Lista e plotë sipas votave për 42 kandidaturat e propozuara:

1 LULZIM BASHA 116
2 SOKOL OLLDASHI 104
3 EDMOND SPAHO 103
4 ALDO BUMCI 98
5 JOZEFINA TOPALLI 94
6 BUJAR NISHANI 94
7 ASTRIT PATOZI 93
8 FLAMUR NOKA 93
9 RIDVAN BODE 92
10 JEMIN GJANA 84
11 EDI PALOKA 79
12 FATOS BEJA 79
13 MESILA DODA 78
14 GENC RULI 76
15 KELTIS KRUJA 75
16 MAJLINDA BREGU 75
17 ADRIANA GJONI 72
18 ILIR RUSMAJLI 71
19 ARBEN QIRJAKO 69
20 EDUART HALIMI 68
21 MYQEREM TAFAJ 65
22 RAJMONDA BULKU 65
23 ARTA SAKJA 64
24 GENT STRAZIMIRI 64
25 ARBEN IMAMI 62
26 DHORI KULE 60
27 TRITAN SHEHU 60
28 ENKELEJD ALIBEAJ 58
29 ILIR PANO 58
30 LAJLA PERNASKA 58
31 JORIDA TABAKU 57
32 PAULINA HOTI 57
33 EDIT HARXHI 56
34 LEDINA ALIOLLI 53
35 MARK MARKU 51
36 ARENCA TRASHANI 50
37 GENC POLLO 49
38 ARDIAN TURKU 47
39 GAZMEND OKETA 45
40 SPIRO KSERA 43
41 ZANA TURKU 43
42 LEONARD DEMI 39
Pas përmbylljes së votimit PD shpalli 25 anëtarët e kryesisë së re të Partisë Demokratike.

Kryesia e re e PD-së përbëhet nga:

1 SALI BERISHA
2 ADRIANA GJONI
3 ALDO BUMCI
4 ARBEN QIRJAKO
5 ARTA SAKJA
6 ASTRIT PATOZI
7 BUJAR NISHANI
8 EDI PALOKA
9 EDMOND SPAHO
10 EDUART HALIMI
11 FATOS BEJA
12 FLAMUR NOKA
13 GENC RULI
14 ILIR RUSMAJLI
15 JEMIN GJANA
16 JOZEFINA TOPALLI
17 KELTIS KRUJA
18 LAJLA PERNASKA
19 LULZIM BASHA
20 MAJLINDA BREGU
21 MESILA DODA
22 MYQEREM TAFAJ
23 RAJMONDA BULKU
24 RIDVAN BODE
25 SOKOL OLLDASHI

KOMENTE