Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngjarje shok: Vajza 5-vjeçare përdhunohet nga 3 adoleshentë
English

Ngjarje shok: Vajza 5-vjeçare përdhunohet nga 3 adoleshentë

Taranto, Itali, 23 Korrik 2011 NOA – Ngjarje shok në Taranto të Italisë, një vajzë vetëm pesëvjeçare përdhunohet nga tre djem 15-vjeçarë.

Opinioni publik është shokuar jo vetëm në Itali por edhe më gjerë sot, pas zbulimit tronditës.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, këtë të mërkurë më 20 korrik, por vetëm orët e fundit ajo është bërë publike.

Ka qenë denoncimi i prindërve të vajzës së vogël që ka shtyrë policinë të nisë hetime. Denoncimi erdhi pasi e vogla arriti t’u tregojë se ishte rrëmbyer nga tre djemtë.

Në gjendje të rëndë fëmija ka përfunduar në spital ku edhe ka marrë mjekimin përkatës.

Pas ekspertimit që zbardhi abuzimin e rëndë seksual, një grup psikologësh arriti të komunikonte me të voglën duke zbardhur ngjarjen.

Policia ndërmori valën e ndalimeve duke kapur tre djemtë adoleshentë banorë dhe ata në provincën e Tarantos ku jeton e vogla.

Hetimi nxori se tre të miturit e kishin tërhequr vogëlushen në një shtëpi të braktisur jo larg vendbanimit të tyre.

Kurse është zbardhur dhe mënyra si e ndollën drejt përdhunimit që nuk e priste. Duke qenë se dëshira e të voglës ishte kërcimi, adoleshentët e kishin kapur këtë dhe i premtuan se do t’i jepnin një zile për celular (ringtone) me këngën e saj të preferuar “Danza Kuduro” që e kërcente me aq qejf. Jo vetëm kaq, por të voglës iu premtuan edhe disa foto të këngës, porse të gjitha këto gjendeshin në celularin e njërit prej tre djemve dhe ato mund t’i merrte në celularin e saj vetëm duke shkuar në shtëpinë e braktisur ku në të vërtetë, u përdhunua në grup.

Policia tha se vogëlushja ishte gjetur e përgjakur dhe me rroba të grisura.

d.g/NOA

KOMENTE