Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeni i shpëton vdekjes duke kënduar “Happy Birthday”
English

Qeni i shpëton vdekjes duke kënduar “Happy Birthday”

Australi, 23 Korrik NOA - Ka kënduar Happy Birthday dhe ka shpëtuar nga “dora e vdekjes” së një vendi ku mbaheshin qentë në Australi.

Protagonist i kësaj historie prekëse është Patches, një qen gjahu 17-vjeçar, që ishte zhdukur pas vdekjes së padronit të tij, një italo-australian 82-vjeçar Edoardo Vassallo.

Në konfuzionet e funeralit, familjarët fillimisht e kishin harruar Patches, i cili ishte larguar nga shtëpia duke përfunduar në “shtëpinë e qenve” të Mildura, në Victoria. Kur vunë re mungesën e qenit të tyre, atëherë familja u vu menjëherë në kërkim.

Diçka e tillë zgjati deri në momentin që një i ri vuri re dhuntinë e këndimit të qenit të gjahut të cilat përkonin me ato të përshkrimeve.

I gjori Patches është braktisur dhe askush nuk e kishte reklamuar, ndoshta si pasojë e moshës së tij të vjetër.

Megjithatë arriti të shpëtonte falë këngës së “Happy Birthday” që padroni i tij ja kishte mësuar.

“Nisi të këndonte dhe pak para se të fillonte kishte një vështrim të trishtuar dhe të largët në sytë e tij, sikur dikush apo diçka i mungonte, - deklaroi një vullnetar, Kaye Grivec, - më pas ngriti kokën dhe vazhdoi të këndonte së bashku me mua. Ishte një skenë me të vërtetë prekëse”.

r.b/NOA

KOMENTE