English

Skena nudo? Asnjë problem për Olivia Wild

Kalifornia, 23 Korrik NOA - Në një film një aktor duhet të japë gjithçka nga vetja e tij, kjo është një filozofi e aplikuar nga shumë personalitete hollivudiane.

Olivia Wilde është i këtij mendimi dhe nuk ka asnjë problem me zhveshjen, madje nuk është aspak një tabu për të, që të tregojë trupin e saj.

Në këtë mënyrë aktorja do të shfaqet nudo në dy filma që do të dalin përgjatë kësaj vere, “Cowboys & Aliens” dhe “The Change-Up”.

Wilde beson shumë në vetvete dhe futet shumë në personazhet në të cilët ajo interpreton, në këtë mënyrë, zhveshja për të nuk është aspak problem.

r.b/NOA

KOMENTE